LAJMI I FUNDIT:

Striptizetë për një natë

Striptizetë për një natë

Striptizmi është një kërcim erotik, gjatë të cilit femra apo mashkulli zhvishet ngadalë me në sfond muzikë sensuale. Është një teknikë fantastike për të ngritur temperaturat përpara se të kaloni në fazën tjetër.

Nuk është e nevojshme të jeni pornostar për t’i dhuruar një spektakël të tillë partnerit. Nëse kohë më parë ka qenë tabu të flisje për striptizmin, tashmë është bërë diçka normale dhe e praktikueshme.

Dhe jo rastësisht edhe në filma ka skena striptizmi. Si Sophia Loren e cila në film zhvishet para Marcello Mastroianni-t në filmin “Dje, sot, nesër”, apo lëvizjet e Kim Basinger në filmin “Nëntë javë e gjysmë”, Demi Moore me lap dance në filmin “Striptease” etj, transmeton Telegrafi.


Perfeksiononi artin sensual të zhveshjes

* Praktikoni kërcimin përpara një pasqyre. Punoni me këllqet dhe gjithë trupin në mënyrë sugjestionuese.

* Vishni rroba seksi, por që janë të lehta për t’u hequr. Ato me lidhëse, mëndafsh, në ngjyrë të kuqe apo të zezë dhe çorapet apo zhartjeret do të çmendin cilindo mashkull. Psh. Një fund i shkurtër, taka të larta dhe një bluzë me kopsa do të ishin ideale. Nëse doni të guxoni më tepër, atëherë vishuni si vajzë shkolle, stjuardesë, infermiere e…çfarëdolloj personazhi tjetër që ju vjen ne mendje.

* Zgjidheni me kujdes muzikën. Ritmi duhet të jetë i ngadaltë dhe sensual. Kolona zanore e “The Full Monty” do të ishte sukses i garantuar.

* Fikni dritat për të krijuar një atmosferë seksi. Kështu do të ndiheni edhe më rehat me veten, sepse nuk ju duket ndonjë parregullsi në trup.

* Uleni partnerin në një karrige dhe lidheni me pranga apo ndonjë shall sa për ta bërë atmosferën akoma më pikante.

Teknikat për një striptizetë perfekte

1. Mos ia ndani sytë gjatë gjithë kërcimit partnerit tuaj. Shikojeni në mënyrë seksi, por vazhdoni me lëvizje të ngadalta dhe precize. Ideja është të shfaqni trupin dhe jo lëvizjet e kërcimit.

2. Luani me duart tuaja dhe prekeni veten aty ku do të donit të tërhiqnit vëmendjen e partnerit.

3. Pas një minute kërcim, filloni të zhvisheni. Gjithmonë filloni nga pjesa e sipërme.

4. Zbërtheni bluzën tuaj, kopsë pas kopse, shumë ngadalë, në mënyrë që kënaqësia të zgjasë. Më pas lëreni të rrëshqasë në dysheme.

5. Luani me rrobat pasi t’i keni hequr. Hidhini rripin rreth e rrotull qafës së tij, etj…

6. Teksa keni mbërritur tek të brendshmet, afrohuni tek partneri që të shijojë, por të mos prekë.

7. Përdorni aksesorë që t’ju ndihmojnë të luani dhe të futeni në rol. Një karrige, psh, për të ekzekutuar disa pozicione të caktuara, një kapele, një shall, doreza etj…Thjesht jini krijuese.

Për të qenë sensuale gjatë një kërcimi strip nuk është e nevojshme të kesh një trup perfekt, por të ndjeheni komode me intimen që keni veshur dhe me lëvizjet që do të bëni.

/Telegrafi/