LAJMI I FUNDIT:

Strategjia e energjisë siguron furnizim stabil me rrymë për 10 vitet e ardhshme

Strategjia e energjisë siguron furnizim stabil me rrymë për 10 vitet e ardhshme

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka thënë se ministria të cilën e drejton do të krijoj sektor stabil të energjisë i cili e favorizon mbrojtjen mjedisit dhe shëndetin. Po ashtu sektori sipas tij, do të ndikojë në një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe mirëqenie të përgjithshme shoqërore.

“Me konsensusin e plotë të të gjitha palëve hartuam strategjinë me objektiva të qarta e projekte konkrete që në dhjetë vitet e ardhshme Kosova të ketë furnizim të sigurtë me energji elektrike, me kosto të përballueshme, me ulje të nivelit të emisionimit, me rritje të pjesëmarrjes së burimeve të ripërtëritshme, si dhe integrim në tregun regjional. Dhe sot bëmë hapin më të rëndësishëm, miratuam Strategjinë e Energjisë 2017-2026”, ka shkruar Stavileci në profilin tij, në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, siguria e furnizimit me energji elektrike është kusht për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

“Diversifikimi i burimeve të gjenerimit dhe rritja e investimeve në masat e efiçiencës është kusht për një mjedis më të shëndetshëm”, thekson ministri i MZHE-së Blerand Stavileci. /Telegrafi/