LAJMI I FUNDIT:

Stramaccioni: Nuk e nënvlerësojmë Clujin

Stramaccioni: Nuk e nënvlerësojmë Clujin

Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ka premtuar se do të vë në fushë formacionin më të fortë ndaj kampionit të Rumanisë, Cluj.

“Rreziku më i madh është që të nënvlerësosh ata që nuk i njihni. Ata kanë tetë lojtarë startues që kanë qenë edhe në Ligën e Kampionëve. Ata as se si nuk bën të nënvlerësohen, ne e kemi përgatitur këtë ndeshje në mënyrë të detajizuar”.

“Nesër do të vë ekipin më të mirë në fushë. Përjashtimet e vetme janë rrethanat fizike. Ne do të vëmë në fushë ekipin më të mirë për të treguar se Interi është i interesuar për secilën garë. Ne kurrë nuk kemi injoruar ndonjë garë. Ne jemi në gjysmëfinale të Copa Italias dhe nesër luajmë një ndeshje me rëndësi në Evropë”, ka thënë Strama, i cili refuzoi të flasë për finalen. /Telegrafi/