Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka nisur të shtunën stërvitjen dy-ditore me njësitet për kërkim-shpëtim me barka, në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.
Në këtë ushtrim po marrin pjesë një ekip për shpëtim me barka prej 11 personave, stafi menaxhues, stafi përcjellës, vëzhgues dhe vlerësues nga Agjencia për Menaxhim të Emergjencave.
Ushtrimi është duke u udhëhequr nga drejtori i Departamentit të Gatishmërisë nga AME, Hajriz Sejdiu, i cili tha se ky aktivitet zbatohet në kuadër të ngritjes së kapaciteteve për ofrimin e ndihmës në raste të vërshimeve.
Ai tha se kjo është stërvitje sektoriale e njësisë për kërkim dhe shpëtim me barka në ujëra sipërfaqësor dhe se ky modul është me karakter kombëtar, njësia është ngritur nga AME e MPB-së, ndërsa pjesëtarët e ekipit janë pjesëtarë të Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit Prishtinë.
“Ngritja dhe zhvillimi i kapacitetit të kësaj njësie ka filluar nga viti 2015 në kuadër të Programit të Komisionit Evropian i quajtur IPA FLOODS, dhe si i tillë ky program ka filluar në fillim të 2015 dhe përfundon në vitin 2018. Rrugëtimi i ndërtimit të kësaj njësie është bashkëveprim i AME-së së MPB-së, me programin IPA DG ECHO, ku AME është koordinator qeveritar i gjitha aktiviteteve nga përzgjedhja e stafit, edukimi, trajnimi, stërvitja dhe ushtrimet”, tha Sejdiu.
Ky aktivitet do të ketë karakter operacional 24 orësh dhe përveç ditës do të zhvillohet edhe natën. Stërvitja është vazhdimësi e aktivitetit për mbajtjen e gatishmërisë së ekipit për reagim në raste të vërshimeve brenda dhe jashtë vendit, si koncept ide, organizim dhe pajisje nga ana e programit IPA të Komisionit Evropian, mekanizmit të Mbrojtjes Civile.
Me këtë stërvitje sektoriale AME ka për qëllim testimin e gatishmërisë së pjesëtarëve të ekipit dhe po ashtu edhe testimin e qëndrueshmërisë dhe gatishmërisë së mjeteve dhe pajisjeve për veprim në raste të emergjencave –vërshimeve në Kosovë dhe asistencë ose ndihmë rajonale ose shteteve fqinje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Paga mesatare neto në muajin shkurt ka qenë 39.276 denarë
Kurti në Berlin takon politikanë e deputetë gjermanë, i falënderon për mbështetjen anëtarësimit të Kosovës në KiE
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën