LAJMI I FUNDIT:

Stërvitja e jashtëzakonshme e Anthony Joshuas për reflekse dhe shpejtësi (Video)

Stërvitja e jashtëzakonshme e Anthony Joshuas për reflekse dhe shpejtësi (Video)

Anthony Joshua ka arritur ta fitojë zemrën e shumë adhuruesve të boksit pas ndeshjes së tij me Wladimir Klitchskon, ku edhe u shpall kampioni i ri në boksin profesionist për pesha të rënda.

Por, padyshim se të gjithë këta adhurues të boksit janë kureshtarë të dinë se si ia bën 27 vjeçari, kampion i tre titujve (IBO, IBF dhe WBA), të bëhet një nga boksierët më të mirë në historinë e boksit.


Ushqimi i Joshuas, 240 euro në ditë për përgatitje të mirë
Lexo po ashtu Ushqimi i Joshuas, 240 euro në ditë për përgatitje të mirë

E përgjigja për këtë mund të jetë ushqimi i shëndetshëm – i cili 27 vjeçarit i kushton rreth 240 euro në javë – dhe ushtrimet rigoroze.

Së fundmi, në disa rrjete sociale është publikuar një video ku shihet kampioni i ri teksa i ushtron reflekset me një top tenisi – ushtrim simpatik por tejet efektiv në përforcimin e reflekseve, gjë e cila i duhet Joshuas për t’i shmangur grushtet e kundërshtarëve.

Telegrafi ju sjellë këtë video gjatë stërvitjeve së Joshuas me një nga trajnerët e tij, dhe siç e cekëm më lart, ushtrimi ka qëllim primar përforcimin e reflekseve. /Telegrafi/