LAJMI I FUNDIT:

Stephen Hawking me këshillë për personat në depresion: Krahason vrimat e zeza me depresionin për të krijuar një analogji brilante

Stephen Hawking me këshillë për personat në depresion: Krahason vrimat e zeza me depresionin për të krijuar një analogji brilante

Nuk ka dyshime se Stephen Hawking është një nga personat më të mençur në planetin tonë. Prandaj, nuk është aspak befasi kur themi se Stephen Hawking mund të ketë këshilla të jashtëzakonshme për njerëzit në depresion.

Duke folur për vrimat e zeza, Hawking ka krahasuar depresionin me vrimat e zeza për ta krijuar një analogji brilante, transmeton Telegrafi.


Këto janë fjalët e tij: “Mesazhi i këtij leksioni është se vrimat e zeza nuk janë aq të zeza sa ngjyra e tyre. Nuk janë burgje të përjetshme siç është menduar dikur. Shumë gjëra mund të dalin nga vrima e zezë dhe me shumë gjasë mund të shkojnë në një univers tjetër. Prandaj nëse ndjeheni se jeni në një vrimë të zezë, mos hiqni dorë – ekziston një dalje.

Mbani mend t’i shikoni yjet dhe mos shikoni poshtë. Asnjëherë mos hiqni dorë nga puna! Puna iu dhuron domethënie dhe qëllim, ndërsa jeta është komplet boshe pa të. Gjithashtu nëse jeni aq me fat sa të gjeni dashurinë e jetës, mbani mend se është aty dhe mos e largoni!”

Hawking, i cili i kishte mbushur 74 vjet një ditë pas kësaj ligjërate, ka jetuar me sëmundjen e neuroneve motorike për thuajse 53 vite, edhe pse në vitin 1963 doktorët i kishin thënë se nuk do të mund të mbijetonte as dy vite. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori