LAJMI I FUNDIT:

Steinmeier: Gjermania të përgatitet për kohë të trazuara gjatë presidencës Trump

Steinmeier: Gjermania të përgatitet për kohë të trazuara gjatë presidencës Trump

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, thotë se vendi i tij duhet të jetë i gatshëm për kohë “të trazuara” gjatë mandatit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një shkrim të tij të djeshëm në gazetën gjermane, Bild, Steinmeier tha se megjithëqë Gjermania duhet të përgatitet për “pa parashikueshmëri dhe paqartësi” me administratën Trump, ai beson se Berlini do të gjejë “dëgjues të kujdesshëm” në Uashington, të cilën e dinë se edhe “vendeve të mëdha u duhen partnerët në këtë botë”.


Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, të cilën Trump e ka kritikuar për lejimin e më tepër se një milioni të emigrantëve të hyjnë në Gjermani, prej vitit 2015, ka thënë se ajo do të shikoj të gjej kompromis me Trumpin, në çështjet siç janë tregtia dhe shpenzimet ushtarake.

Zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel, tha para disa ditësh se Gjermania duhet të përgatitet për “udhëtim të ashpër” me administratën Donald Trump, dhe se ndoshta Evropa do të dëshiroj të krijoj politikë të re ekonomike, nëse Trump i zhvillon praktikat mbështetëse tregtare.

Zyrtarët gjermanë, po ashtu, janë të brengosur me deklarimet e presidentit Trump për NATO-n, se është e “vjetruar” dhe e ka kritikuar aleancën se nuk ka bërë sa duhet për luftimin e terrorizmit.

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen, në një intervistë të publikuar sot në gazetën Handelsblatt, tha se “NATO-ja nuk është marrëveshje biznesore dhe se ju nuk mund ta blini besimin”. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

Amerika
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Zelenskyt i prezantohet droni kamikaz ukrainas, i cili tashmë ka arritur fitoret e para kundër Rusisë

Zelenskyt i prezantohet droni kamikaz ukrainas, i cili tashmë ka arritur fitoret e para kundër Rusisë

Botë
Kalo në kategori