LAJMI I FUNDIT:

Stefanovic: Platforma për Kosovën sipas 1244

Stefanovic: Platforma për Kosovën sipas 1244

Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Nebojsa Stefanovic, ka deklaruar se në tekstin e platformës për Kosovën po bëhen plotësimet e fundit që ajo të jetë e gatshme për javën ardhshme.

Sipas tij thelbi i platformës është që të gjenden zgjidhje adekuate për “situatën e rëndë” në Kosovë.

Stefanovic ka thënë për gazetën “Vecernje novosti” se ky dokument do të miratohet për të ofruar zgjidhje në përputhje me rezolutën 1244, transmeton Qik.


“Nuk do të flitet në mënyrë të përgjithësuar për raportet, por do të ofrojmë zgjidhje të cilat janë në përputhje me rezolutën 1244 dhe kushtetutën tonë. Thelbi i tekstit është që të gjendet një zgjidhje adekuate për situatën e rëndë në Kosovë”, ka thënë Stefanovic. /Telegrafi/