Kabineti i ministrit në detyrë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka tejkaluar numrin e të punësurave jashtë listës së pagave.
Në vitin 2016, në kabinetin e ministrit ishin të punësuar 22 persona ku 17 prej tyre paguheshin nga lista e pagave ndërsa pesë zyrtarë me kontrata të rregullta paguheshin nga kategoria mallra dhe shërbime, shkruan AktivPress.
Zyra Kombtare e Auditimit për këtë ministri ka bërë të ditur se janë evidentuar se ishte tejkaluar numri i stafit të Stavilecit në katër pozita më tepër.
“MZHE kishte tejkaluar numrin e stafit të lejuar për kabinetin e ministrit për katër (4) pozita. Pagesa e zyrtarëve që kanë marrëdhënie të rregullt pune nga kategoria mallra dhe shërbime është në kundërshtim me nenin 11 të ligjit të buxhetit 05/L-071 dhe nenin 33 të rregullës së thesarit 01/2013, ku theksohet se të gjithë të punësuarit duhet të paguhen nga lista e pagave”, thuhet në raportin e auditimit.
Sipas ZKA-së me rregulloret në fuqi është i përcaktuar numri i këshilltarëve që mund të anagazhdojnë ministrat dhe zëvendësministrat.
“Me Rregulloren nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të zyrës së Kryeministrit dhe Ministrave është përcaktuar numri i këshilltarëve që mund të angazhojë çdo ministër dhe zëvendës ministër. Me ligjin e buxhetit 2016, Kabineti i Ministrit kishte të planifikuar 18 punëtorë”, thuhet ndër të tjerash në të gjeturën e raportit.
Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, tejkalimi i numrit të punësuarve nga numri i buxhetuar dhe pagesa e tyre nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve ndikon që buxheti nga kjo kategori të shpenzohet për qëllime tjera të paplanifikuara. Më tej thuhet se, kjo rrezikon përmbushjen e objektivave të synuara me buxhetin e planifikuar.
“Ministri duhet të sigurojë se respektohet korniza ligjore në lidhje me numrin e stafit të lejuar me buxhet dhe të gjithë zyrtarët që kanë kontrata të rregullta duhet të paguhen nga lista e pagave”, rekomandon ZKA. /AktivPress/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Projekte të reja për zhvillimin e aftësive do të financohen nga Fondi Rajonal i Sfidave në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën