LAJMI I FUNDIT:

Stavileci: Indikacionet tregojnë për një fitore të jashtëzakonshme

Stavileci: Indikacionet tregojnë për një fitore të jashtëzakonshme

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, në një konferencë për media ka thënë se procesi zgjedhor është duke shkuar në rregull ndërkaq sipas tij, koalicioni PDK-AAK-Nisma është drejt fitores.

Ai po ashtu tha se zyrtarë të Serbisë po ndikojnë në procesin zgjedhor në veri të Kosovës.


“Të gjitha indikacionet tregojnë për një fitore të jashtëzakonshme. Jemi të lumtur nga raportet që po i marrim nga terreni në çdo komunë. Po ashtu kemi parë raporte të zyrtarit të Serbisë, Marko Gjuriq, i cili u përpoq që të ndikojë në procesin zgjedhor”, ka thënë Stavileci.

Stavileci gjithashtu bëri të ditur se në veri të Kosovës kanë ardhur nga Serbia qytetarë serbë për të votuar. /Telegrafi/