LAJMI I FUNDIT:

Stavileci diskuton aktualitetin ekonomik me studentët e Universitetit ‘Haxhi Zeka’

Stavileci diskuton aktualitetin ekonomik me studentët e Universitetit ‘Haxhi Zeka’

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka takuar një grup të studentëve të Universitetit ‘Haxhi Zeka” në Pejë, dega Menaxhim Biznesi me të cilët ka bashkëbiseduar për zhvillimet ekonomike në vend, me theks, fushat që mbulon MZHE.

Ministri Stavileci ka njoftuar studentët nga Peja për projektet që janë në zhvillim e sipër në fushën e energjisë, minierave dhe teknologjisë së informimit, që vlerësohen si sektorë kyç për zhvillimin ekonomik, respektivisht krijimin e vendeve të punës.


Gjithashtu, Ministri Stavileci vuri në dukje orientimin e MZHE-së që t’i japë prioritet fushës së TIK, si parakusht për transformimin e ekonomisë, njëherit një sektor me perspektivë për të rinjtë, që përbëjnë një masë të konsiderueshme të popullsisë së Kosovës.

Më pas Stavileci dhe studentët kanë zhvilluar një bashkëbisedim të hapur për çështjet ekonomike në vend.

Ndryshe, në kuadër të kësaj vizite Unioni i Studentëve të Universitetit ‘Haxhi Zeka” i ka ndarë ‘Mirënjohje’ Ministrit Blerand Stavileci. /Telegrafi/