LAJMI I FUNDIT:

Statistika për harxhimet e qytetarëve të Maqedonisë për energjetikë

Statistika për harxhimet e qytetarëve të Maqedonisë për energjetikë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në janar të këtij viti janë harxhuar gjithsej 914376 Megavat/orë energji elektrike, 54214 milionë metër kub gaz natyror, 586412 ton qymyr dhe 77141 ton derivate të naftës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Bruto Prodhimi i Brendshëm i energjisë elektrike merr pjesë me 79.0% në harxhimin e energjisë elektrike, ndërkaq 97.8% e qymyrit të harxhuar janë përdorur për prodhimin e energjisë elektrike./Telegrafi/