LAJMI I FUNDIT:

Stallone urren Twitterin

Stallone urren Twitterin

Ylli i filmave Rocky dhe Rambo, Sylvester Stallone, nuk është një admirues i rrjeteve sociale.

Aktori më herët kishte shfrytëzuar Twitterin, por ka vendosur të heqë dorë pasi nuk i ka pëlqyer të hapë veten aq shumë.

“Kam përdorur Twitterin, por është një veprim i padobishëm. Ju në të vërtetë nuk bëni ndikim dhe nëse e gjeni veten në një situatë kur dëshironi të jeni ca kontroversë dhe postoni diçka, ju menjëherë kuptoni, ‘Oh, Zot!’, pasi i keni hapur vetes një vrull kritikash nga të huajt”.


“Ai mund të jetë një mjet i shkëlqyeshëm promovues, por vetëm përmes fjalive të vogla, është çmenduri”, ka thënë Stallone. /Telegrafi/