LAJMI I FUNDIT:

Stabilizohen çmimet e naftës

Stabilizohen çmimet e naftës

Çmimet e naftës janë stabilizuar në sesionin e së martës, pas rënies në nivelin më të ulët  në 3 javë të hënën, që erdhi prej fuqizimit të dollarit dhe të dhënave negative në lidhje me kërkesën në Kinë.

Nafta Brent e Londrës kuotohej në 50.76 dollarë për fuçi, në rritje me 0.1%, ndërsa ajo bruto amerikane, në 47.58 dollarë.


Çmimet ranë me më shumë se 2.5% dje në mbrëmje, ndërkohë që rritja e dollarit amerikan dhe shqetësimet mbi kërkesën nga Kina, goditën humorin në tregje.

Një dollar më i fortë zakonisht limiton kërkesën e naftës për blerësit që paguajnë me valuta të tjera. Të dy indekset, brent dhe bruto, prekën nivelin më të lartë në 2 muaj më datë 10 Gusht.

Rafineritë e naftës në Kinë kishin operuar në kapacitetin më të ulët që prej Shtatorit 2016, treguan të dhënat zyrtare në vend.

Indeksi i dollarit, që mat performancën e valutës kundër shportës kryesore, u rrit me 0.4% gjatë sesionit amerikan, duke vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. /Telegrafi/