LAJMI I FUNDIT:

SPP kërkon rritje të pagave për zyrtarët policorë

SPP kërkon rritje të pagave për zyrtarët policorë

Sindikata e Pavarur e Policisë (SPP) ju bën thirrje organeve kompetente dhe qeverisë së re të rrisin rrogat për zyrtarët policorë. Nga SPP thonë se janë të mashtruar nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili kishte premtuar rritje të rrogave për zyrtarët policorë, njofton Telegrafi Maqedoni.

SPP njofton se në lidhje me rrogat e kanë qëndrimin e prerë dhe se nuk pajtohen me pagat aktuale. Ata thonë se nuk mund të manipulohen dhe se do të shkojnë deri në fund për rritjen e rrogave për gjithë zyrtarët policorë në vend.

SPP i bën thirrje kryeministrit aktual teknik Emil Dimitriev dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, të vazhdojnë marrëveshjen e cila sipas tyre, është nënshkruar nga Nikolla Gruevski në vitin 2015, në të cilën parashihet rritja e rrogave për zyrtarët policorë./Telegrafi/