0Shares

Spinaqi është ushqimi i preferuar i Popajit, pasi që e bën të fortë dhe të pamposhtur, por në jetën reale, pavarësisht se është i shëndetshëm dhe ka vlera ushqyese, duhet të keni kujdes me të.

Spinaqi është i pasur me një numër të madh të vitaminave dhe mineraleve si acidi folik, vitaminat A, B, C, E, hekur, magnez, kalium etj.

Është ushqim i shkëlqyeshëm kur është fjala për ruajtjen nga sëmundje të ndryshme, falë niveleve të larta të luteinës dhe zeaxanthinës, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, spinaqi asnjëherë nuk duhet të ri-nxehet, pasi që përmban nitrate të cilat nën efektin e nxehtësisë së lartë shndërrohen në nitrosamina, e të cilat janë të rrezikshme dhe kancerogjene për organizmin e njeriut.

Nëse nuk e keni ditur këtë, mbani mend që asnjëherë të mos e ri-nxehni spinaqin. Pra, gjithmonë hajeni të freskët.

Spinaqi, siç është e shkruar edhe më lart, është i shkëlqyeshëm dhe mund të konsumohet çdo ditë, por duhet të keni kujdes të mos e ri-nxehni. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)