LAJMI I FUNDIT:

Speciale: Reali e pushton Barcën në zemër të saj – mesfusha s’është më epitoma e katalanasve (Foto/Video)

Speciale: Reali e pushton Barcën në zemër të saj – mesfusha s’është më epitoma e katalanasve (Foto/Video)

Definivitisht, me ose pa Neymarin, Barcelona nuk është më një ekip i mesfushorëve dhe për këtë arsye nuk dominon më në këtë pjesë të fushës, e cila edhe ia fitoi ndeshjet e titujt.

Tash, në pritje për Messin që gjithnjë të shfaqet në mesfushë, Barcelona nuk po arrin të bëjë diferencën në një pjesë të fushës ku gjithmonë ka dominuar në shekullin 21.

Mesfusha e Realit në stërvitjen e fundit para El Clasicos kthyese… Foto: Marca

Paulinho nuk është zgjidhja e duhur. Ai nuk është lojtari që i duhet Barcelonës, pasi është një mesfushor defensiv me potencial shumë të madh fizik, prototip mesfushori gjerman, më shumë se sa brazilian.

Që prej largimit të Xavit, Barcelona është bërë ekip i sulmuesve. Mbretëri e quajtur MSN. Barcelona tentoi të bënte ekip tejet sulmues dhe kjo u vërejt nga transferimet tjera që u menduan si zëëvndësues të mjeshtrit të madh (Rakitic, Arda, Andre Gomez, Denis Suarez) dhe realiteti është se Barca po kalon nëpër një periudhë konfuzioni maksimal në të cilin tash më nuk është as ekip i sulmuesve, pas largimit të Neymarit, e aq më pak, ekip mesfushorësh. Madje edhe Busquets e Iniesta janë larg prej formës që kanë qenë dikur.

Isco i kërkuar nga Barca për kreacion ofensiv ka klauzolë prej 700 milionë euro nga Reali. Florentino Perez nuk do të dëgjojë për një kalim të tij te Barca pasi e di saktësisht se ai është zgjidhja e problemeve katalanase. Foto: Telegrafi

Reali tash ka vëmendjen në mesfushë

Edhe pse tirania taktike e BBC është shumë influencuese, po aq sa MSN, lëndimet e Bale, mbi të gjitha, kanë hapur territore të reja taktike te Real madridi. Askush më mirë se Zidane, një prej mesfushorëve më të mirë që ka njohur historia e futbollit, e di se sa e rënëdsishme është loja në këtë pjesë të fushës.

Komanda është të kontrollosh, të dominosh, të udhëheqësh e të tregosh lidership, pa pasur nevojë të kesh shumë më shumë posedim të topit se rivali.

Nëse dëgjoni dikë duke ju thënë se të dielën në Camp Nou Barca kishte 62 për qind të posedimit dhe Real Madridi vetëm 38 për qind, atëherë siguristh se kjo do t’ua rrëmbejë vëmendjen.

Lajmet e fundit nga Real Madridi
Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Real Madridi

Ky, nuk ishte sensacioni i asaj naet. Statistikat nuk gënjejnë, kjo është e vërtetë, por posedimi Barcës ishte i rrejshëm – posedim i udhëhequr keq pa komandim të lojës. Jo sikurse në ditët e Xavit.

Pas disa vitesh në të cilat Los Blancos luajtën pa mesfushor tipik, me lojtarë që improvizuan shumë në atë pjesë të fushës – tash Reali ka ndryshuar fytyrë, me investime të rëndësishme vitet e fundit në këtë repart.

Në mesfushën e Realit mund të gjeni gjithçka. Timonierë tipikë: Modric, Casemiro, Kroos, Llorente, Kovacic dhe Ceballos – që duhet të luajnë në zonën kreative sepse BBC nuk lë hapësirë në pjesën e sulmit. Rast konkret është Isco i cili nuk gjen hapësirë kur BBC starton. Modric i përshtatet Zidanes, është një lojtar i ekstremit të brendshëm, i gatshëm për të nisur shpejt sulmet, duke mos lënë hapësirë prapa.

Reali më i bashkuar se kurrë, Foto: Telegrafi

Rikthimi i Modric si një tmerr tjetër për mesfushën e Barcës

Me rotacione ose pa rotacione, ajo që është e sigurt është që Realit po i kthehet mesfushori i shkëlqyer. Modric ka gjithçka që mund të kërkohet nga dikush në atë zonë. Vizion për lojën, rikuperim të topit, dinamizëm, sens taktik dhe goditje të rrezikshme kur i jepet mundësia për t’u afruar te zona e rrezikshmërisë.

Mbetet të shihet se si Zidane do të mbushë hapësirën e Kovacicit, i cili u lëndua, nga se përgjegjësia për t’u kujdesur për Messin është e madhe. Nuk përjashtohet as një variant tjetër me mesfushë prej katër lojtarësh (Modric-Casemiro-Kovacic-Kroos) dhe Isco në krye të tyre.

Vizion për lojën, rikuperim të topit, dinamizëm, sens taktik dhe goditje të rrezikshme kur i jepet mundësia për t’u afruar te zona e rrezikshmërisë – Luka Modric reprezenton mesfushorin tipik që e kontrollon lojën e Realit. Foto: Marca

Te Barcelona pas ndeshjes së dobët nga Deulofeu, pozitë ku Reali kishte superioritet numerik dhe apozicional, është normale që Barca të luajë me katër mesfushë ku Sergi Roberto dhe Denis Suarez do të mund të startonin.

Me këtë variant Valverde do të tentojë të rikthejë stilin e vjetër të lojës së Barcës, epitomën e futbollit që ia fitoi Barcelonës përplot tituj në epokën më të artë të historisë së klubit, brendin modern të futbollit me të cilën identifikohet loja sulmuese e shekullit 21. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori