LAJMI I FUNDIT:

Speca të mbushur me sojë dhe lëng domateje

Speca të mbushur me sojë dhe lëng domateje

Një recetë e shijshme dhe e shëndetshme, së cilës nuk mund t’i rezistosh, sidomos nëse përgatitet ashtu siç duhet!

Dijana Daka – Nahi
Nutriciste
tel. 044 180 052


Përbërësit:

▪ 10-12 speca gogozhare
▪ 2-3 qepë të mëdha
▪ rreth 130 g oriz
▪ 300 g leskra soje
▪ 300 ml ujë
▪ 1 qese e vogël shtojcë për speca dhe sarma
▪ 100 ml vaj
▪ 1 l lëng domateje
▪ 1 lugë qull misri
▪ kripë dhe piper
▪ 2-3 domate

Përgatitja:

1. Specat lani dhe hiqjani kërcejtë dhe farat.

2. Leskrat e sojës njomni në ujë dhe lini 10 minuta të hidratohen.

3. Shtojcën për speca dhe sarma përgatiteni sipas udhëzimit nga qesja.

4. Qepët pritni imët dhe fërgoni në vaj derisa të bëhen të tejdukshme.

5. Domatet pritni në rrathë, që për çdo spec të keni nga një rreth.

6. Në qepën e fërguar shtoni sojën, orizin dhe shtojcën për speca dhe sarma. Nëse është e nevojshme qitni edhe pak krip dhe piper. Me këtë fill mbushni specat, dhe secilin mbulojeni me nga një rreth domateje.

7. Specat e mbushur rendisni në enë për zierje. Në pak lëng tundni një lugë qull misri, shtoni lëngun e mbetur dhe me të mbuloni sipër specat – dhe zieni. Kur lëngu të vlojë specat shkurtimisht piqni në furrë. /Telegrafi/