LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Nuk do të ketë revanshizëm dhe ndryshime politike në polici

Spasovski: Nuk do të ketë revanshizëm dhe ndryshime politike në polici

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në vizitën e kryer në kufirin Jugor të vendit ka thënë se nuk do të ketë largime nga puna gjatë ndryshimit të strukturës në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ai gjithashtu ka thënë se shteti është i gatshëm të mbulojë më mirë se vitet e kaluara krizën me refugjatët nga vendet e lindjes.


Nuk ka thënë saktësisht se si do të kontrollohet vala e re e refugjatëve por ka thënë se për nevojat e tyre nuk do të ndërtohen kampe të reja por do të shfrytëzohen dy kampet ekzistuese.

Spasovski gjithashtu ka folur se Kuvendi i vendit duhet të diskutojë se a duhet të shpallet gjendje gatishmërie për krizën me refugjatët. /Telegrafi/