LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Kërcënimet dhe trysnia nuk mund ta pengojnë drejtësinë (Video)

Spasovski: Kërcënimet dhe trysnia nuk mund ta pengojnë drejtësinë (Video)

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se procedura e Prokurorisë Speciale Publike në DSK do të përfundojë në atë moment, kur nga kompania Erikson që është prodhuese e pajisjeve për përgjim, do të vijë ekspert i cili do të ndihmojë për tërheqjen e të dhënave nga sistemi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai në intervistën për TV 21, mohoi se në ministri ka dy pushtete dhe se ka qenë i kërcënuar që mos t’i përdorë ingerencat e tij ndaj funksionarëve në Ministri, të cilët e vunë në pikëpyetje korrektësinë e procedurës së prokuroreve publike speciale.


“Askush nuk më ka kërcënuar dhe do të ishte e kot që të kërcënoheshin, kjo gjë nuk kalon te unë, përkundrazi konsiderojë se as kërcënimet e as çfarëdo lloji i trysnive nuk mund ta pengojnë drejtësinë. Drejtësia duhet t’i kap të gjitha ata, që kanë bërë çfarëdo keqpërdorimi në Maqedoni”, u shpreh Oliver Spaspvski./Telegrafi/