LAJMI I FUNDIT:

Spahiu: Trajtim i njëjtë për serbët e veriut dhe shqiptarët e Luginës

Spahiu: Trajtim i njëjtë për serbët e veriut dhe shqiptarët e Luginës

Lideri i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Qeveria e Kosovës duhet të sillet me serbët në veri në të njëjtën mënyrë si do të sillet Qeveria e Serbisë me shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Nëse shqiptarëve atje ju preket një fije floku edhe Qeveria e Kosovës duhet të veprojë njëjtë”, ka thënë Spahiu në emisionin “Rubikon” të KTV-së.

Spahiu shpalosi edhe platformën e Aleancës Kuq e Zi, ku ritheksoi objektivin e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet të vetëm, duke mohuar se bashkësia ndërkombëtare është kundër këtij projekti dhe “mosbesimi i tyre qëndron në faktin se ata kanë përballë tyre një klasë të inkriminuar politike, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë”.


Ai tha se model i mirë për integrim në BE mundet të merret rasti i Kroacisë, e cila ishte në gjendje t’ia dorëzojë drejtësisë edhe kryeministrin e saj vetëm për të krijuar standarde të mirëfillta të respektimit të ligjit.

I pari i ‘kuqezinjve’ shprehu besimin se në zgjedhjet e qershorit në Shqipëri do të krijojnë për herë të parë një ‘Qeveri Kuq e Zi’, ndërsa mohoi koalicionet e mundshme me Partinë Demokratike ose Partinë Socialiste. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori