LAJMI I FUNDIT:

Spahiu: Koalicioni PAN, mençuri e Veselit dhe budallallëk i Haradinajt

Spahiu: Koalicioni PAN, mençuri e Veselit dhe budallallëk i Haradinajt

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka folur për situatën aktuale politike, bllokimin institucional dhe mundësitë për të dalë nga kriza e paszgjedhjeve të 11 qershorit – zgjedhje që ironikisht u quajtën mundësi për të ecur më shpejtë përpara, atëherë kur u vendosën të mbahen.

Spahiu, duke analizuar fillimisht grupimet politike, ka thënë se ideja për koalicionin e përbashkët PDK-AAK-Nisma ka qenë gjetje gjeniale e Kadri Veselit, por budallallëk i Ramush Haradinajt.

“Koalicioni ka qenë akti më gjenial i Kadri Veselit dhe budallallëku më i madh i Ramushit Haradinajt. Haradinaj ka marrë ofertën për me qenë i pari i vendit, por duket se ai nuk e ka parë gjendjen aktuale politike”, ka thënë Spahiu, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Njohësi i çështjeve politike ka thënë se faj të madh për krizën aktuale politike ka vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryeparlamentarit – që i jep të drejtë vetëm koalicionit fitues ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit.

“Fakti që po shtyhet krijimi e institucioneve është faj i Gjykatës Kushtetuese”.

“Paramendojeni sikur koalicioni PAN ose ndonjë koalicion fitues i zgjedhjeve, pas zgjedhjeve të prishej. Cfarë do të ndodhte me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që obligon vetëm koalicionin fitues të emërojë kandidatin për kryeparlamentar”.

Spahiu ka deklaruar se tani koalicioni PAN është në një hall të madh, për shkak se shumësia e partive të mbledhura aty kanë kërkesa të mëdha për poste dhe oferta nuk mund të jetë e kënaqshme për të gjithë.

“PAN-i është në një kiamet të madh brenda koalicionit. Besoj se edhe Lista Serbe do ta ketë zmadhuar kërkesë, pastaj Teuta Rugova do ta ketë ndonjë kusht të vetin, përvec të tjerëve”.

Analisti mitrovicas që ka komentuar edhe ultimatumin e Pacollit, ka thënë se ai nuk u është drejtuar Vetëvendosjes e LDK-së, por vet PAN-it, “Ramush Haradinajt dhe Kadri Veselit”.

Krejt në fund Spahiu ka deklaruar se pas këtij mandati ardhja e Vetëvendosjes në pushtet duket e pashmangshme, përveç nëse Haradinajn punon shumë mirë gjatë mandatit të tij.

“Ardhja e Vetëvendosjes në pushtet do të sjellë njëfarë barazie sociale. Me Vetëvendosjen në pushtet do të ketë edhe konfiskim të pasurive dhe njerëzit do të entuziazmohen për këtë. Përndryshe ardhjen e VV-së në pushtet do të mund ta shmangte vetëm një qeverisje shumë e suksesshme e Haradinajt”, tha Spahiu. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori