LAJMI I FUNDIT:

Spahiu kandidat i të pavarurve për kryetar të Mitrovicës

Spahiu kandidat i të pavarurve për kryetar të Mitrovicës

Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, është zgjedhur kandidat i subjektit zgjedhor “Të pavarurit e Mitrovicës”, i cili do të garojë për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti.

Kështu u bë e ditur të dielën në Mitrovicë gjatë një konference me gazetarë, me ç’rast u prezantua kandidati i pavarur për kryetar të Mitrovicës, si dhe kandidatët për këshilltarë komunalë të subjektit zgjedhor "Të pavarurit e Mitovicës".

Spahiu numëroi një sërë akuzash në adresë të autoriteteve komunale, duke thënë se pushteti aktual në këtë qytet është shndërruar në regjim dhe ka ngulfatur në këtë mënyrë demokracinë.


“Kjo zaten më ka shtyrë të kandidoj për kryetar të Mitrovicës bashkë me njerëzit më të guximshëm dhe më të ndershëm të këtij qyteti, që ta sfidojmë këtë situatë”, ka thënë Spahiu, transmeton Kosovapress.

Ai u shpreh i bindur në fitore të sigurt, duke dhënë sqarime edhe për moton e subjektit të tij ‘Të ndershëm e të guximshëm’.

“Njerëzit e përzgjedhur të këtij subjekti janë njerëz që kanë integritet personal, të cilët kanë një biografi pas vete dhe ardhmëri para vete me virtyte të cilat i posedojnë, që janë garanci për qytetarët e Mitrovicës, dhe shpresë për gjithë Kosovën se do të luftohet gjendja e keqe e cila aktualisht po mbretëron”, theksoi Spahiu.

Sipas tij, programi i këtij subjekti konsiston në tre pika kryesore, lirinë e qytetarëve, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe zhvillimin ekonomik.

Spahiu ka bërë publik emrat e kandidatëve për këshilltarë të Asamblesë komunale nga ky subjekt, në mesin e të cilëve janë Nysret Maxhera, Sevdije Sejdijaj, Ergin Çorogllu, Ahmet Demaj, Nuredin Nuredini, Agnesa Nika, etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori