LAJMI I FUNDIT:

Përfundon seanca, PAN-i nuk i ka numrat (Foto/Video)

Përfundon seanca, PAN-i nuk i ka numrat (Foto/Video)

 E plotësuar: Kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci e përfundoi seancën e sotme konstituive.

Enver Hoxhaj nga PDK-ja kërkoi edhe dy javë pasi tha se ende nuk i kanë numrat dhe kanë nevojë për konsultime dhe koordinime shtesë.


Ai tha se i kanë 60 vota, ndërsa nevojiten më shumë se 61 vota.

Lidhur me këtë, kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci tha se nuk ka kompetencë të përgjigjet lidhur me kërkesën e tyre.

Ai përfundoi seancën, duke thënë se do të shihet më vonë si do të veprojnë më tutje.

Veseli, Kurtit: Me neve ju shitet, veçanërisht me mua

E plotësuar: Deputeti Kadri Veseli nga PDK-ja, që është edhe i nominuari për kryeparlamentar nga koalicioni PAN tha se nuk është mirë që nga foltorja të bëhen abuzime.

Ai tha se janë organet juridike përgjegjëse që mund të merren me çështjet që iu takojnë, por jo të abuzohet nga foltorja e Kuvendit.

Veseli tha se Kurti dhe partia e tij e kanë sulmuar këtë Kuvend, i ka dërguar 70 dosje kundër Isa Mustafës në Prokurori, ndërsa thash shkon e i lutet për koalicion.

“Me neve nuk ju shitet, me mua jo veçanërisht”, i tha Veseli, Kurtit.

“Unë jam kryetar i PAN-it, ditën të cilën cilado parti i bënë 61 vota le te merr kryetarin e Kuvendit”, tha Veseli.

“E keni nxjerr flamurin kombëtar, pse po nxisni? Çka nëse Lista serbe e nxjerr flamurin e Serbisë”, tha tutje Veseli.

“E kemi të akuzuarin për terrorizëm këtu, e shitet si hero i kombit’, u shpreh Veseli, duke iu drejtuar Albinit, me shoku “Mao”.

“Jam Kadri Veseli dhe si kam borxh askujt. Ky shtet është shumë i shenjtë dhe nuk do ta lejojmë lehtë të abuzohet me të”.

“Albin Kurti bëni 61 vota dhe do ta lëshojmë kryeparlamentarin”.

Hoti: Nga sot vendi po hyn në krizë të thellë institucionale

E plotësuar: Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka theksuar se vendi pas ditës së sotme po hyn në një krizë të thellë institucionale.

Ai në foltoren e Kuvendit, ka thënë se kemi hyrë në muajin e tretë prej se janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, duke theksuar se “nuk është e qartë se kur mund të krijohen institucionet e vendit”.

“Kjo situatë është krijuar nga një grup që e ka monopolizuar të drejtën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Ky monopolizim po bëhet për shkak të dy individëve, duke mos ndjekur asnjë rrugë për zgjidhjen e problemit të tyre”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, nëse ky koalicion do të sillej në mënyrë normale, ata do ta propozonin kandidatin për kryetarin e Kuvendit.

“Më vjen keq që një grup i tërë politik, krejt shpresat për formimin e institucioneve po i varen nga vullneti i disa matrapazëve që po ndërmjetësojnë për t’i bindur disa individë/deputetë për ta  votuar këtë grupim politik”, ka shtuar Hoti./Telegrafi/

Kurti: Jemi të hapur për çdo propozim tjetër për kryeparlamentar, me përjashtim të Veselit

E plotësuar: Albin Kurti nga lëvizja Vetëvendosje tha se Kadri Veseli duhet të shohë a i ka votat në Kuvend dhe të mos bllokohen institucionet.

“Salla është plotë, vëni në votim”, tha Kurti, duke shtuar se Kosova po humb shumë për shkak të vonesave në konstituimin e institucioneve.

Sipas Kurtit, Veseli nuk pati guxim të mandatohet për kryeministër, ndërsa tash nuk po guxon të dalë në votim as në Kuvend.

Kurti tha se gjendja në vend është shumë e rëndë, prandaj duhet të formohen sa më shpejt institucionet. Ai tha se janë të hapur për çdo propozim tjetër për kryeparlamentar, me përjashtim të Veselit.

Kurti tha se kryeparlamentari duhet të zgjidhjet njeri me kredibilitet dhe t’i hapim rrugë zgjidhjes së krizës në vend.

Mikullovci: Nuk kam kompetenca t’i përgjigjem kërkesave për shtyrje të seancës

E plotësuar: Pas deklarimit të përfaqësuesit të koalicionit PDK – AAK dhe Nisma (PAN), Enver Hoxhaj se ata nuk i kanë numrat e nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka folur edhe drejtuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci.

Ai përballë kërkesës se Hoxhajt që ta shtyjë në një periudhë prej dy javëve vazhdimin e seancës konstituive, ka thënë se nuk ka kompetenca të përgjigjet në kërkesën e koalicionit fitues.

“Unë për tri herë radhazi i kam pranuar kërkesat tuaja për takime konsultative”, ka shtuar Mikullovci.

Hoxhaj: Nuk i kemi numrat, na duhet më shumë kohë

E plotësuar: Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës në seancën konstituive para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se janë të interesuar ta zbatojnë me çdo kusht rezultatin zgjedhor të 11 qershorit.

Ai tha se Kuvendin e presin vendime të mëdha dhe nuk ka kohë për zvarritje.

Hoxhaj para deputetëve tha se gjatë kësaj kohe nuk e kanë pasur shumicën dhe iu duhet më shumë kohë.

Deputeti i PDK-së tha se ju nevojitet rreth dy javë kohë për konsultime shtesë.

Fillon seanca me një minutë heshtje për Bajram Rexhepin

E plotësuar: Ka filluar të mbahet seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës me një minutë heshtje në nderim të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.  Të pranishëm në seancë janë edhe Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli. Gjithsej në seancë të pranishëm janë 94 deputetë.

Deputetët fillojnë të hyjnë në Kuvend

E plotësuar: Deputetët të Kuvendit të Kosovës tashmë kanë filluar të hyjnë në sallën e Kuvendit të Kosovës, ndërsa në Kuvend i pranishëm është edhe Kadri Veseli.

Seanca është paraparë të fillojë në ora 10:00.

Sot vazhdon seanca konstituive

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në ora 10:00 për vazhdimin e seancës konstituive, e cila ka vetëm një pikë të rendit të ditës,  zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.

Seanca po mbahet me kërkesën e PAN-it, që doli në takimin e fundit konsultativ në mes shefave të grupeve parlamentare dhe kryesuesit të seancës, Adem Mikullovci.

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka deklaruar dje në një konferencë për media se ekziston mundësia për mosmbajtjen e seancës, meqë sipas tij po synohet formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse.

Telegrafi në bashkëpunim me RTV Dukagjinin do të t’ju mbajë të informuar lidhur me zhvillimet në Kuvend.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori