LAJMI I FUNDIT:

Sot do të mbahet konferencë me temë “Ekonomia qarkore”

Sot do të mbahet konferencë me temë “Ekonomia qarkore”

Konferencë me temë “Ekonomia qarkore”, sot do të organizojnë organizatat ekologjike “Hajde Maqedoni” dhe “Go Green”, në bashkëpunim me Civika Mobilitas dhe ambasadën franceze, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ekonomia qarkore” paraqet një koncept për zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë, si dhe të rinjtë të arsimohen dhe të jenë pjesë e sistemeve ekonomike.


Në këtë konferencë gjithashtu do të bisedohet edhe për modelet e reja ekonomike, të cilat mundësojnë rritje ekonomike dhe vëndosjen e stabilitetit socio-ekonomik tek qytetarët./Telegrafi/