LAJMI I FUNDIT:

Sot pastrohen mbeturinat në Mitrovicë

Sot pastrohen mbeturinat në Mitrovicë

Lëvizja Mjedisore “Let’s Do It Kosova”, sot fillon me aksionet e pastrimit në dy lokacione në komunën e Mitrovicës.

Fillimisht do të pastrohet deponia në hyrje të Mitrovicës, afër varrezave të komunitetit serbë, duke filluar nga ora 10:00, për të vazhduar më pastaj, me deponinë tek lokacioni i ashtuquajtur “Parku i Solanes”, aksion i cili do të fillojë në orën 12:00.


“Let’s Do It Kosova” ka paralajmëruar se gjatë javëve në vazhdim do të organizojë aksione pastrimi, të cilat kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes për përgjegjësitë që kanë si qytetarët, ashtu edhe institucionet, në ruajtjen e ambientit.

Të gjithë këto aksione, do të organizohen në bashkëpunim me ndërmarrjet e pastrimit “Uniteti” dhe “Ambienti”, ndërsa presim konfirmime për ndihmë, edhe nga ndërmarrjet e tjera private, të cilat posedojnë makineri”, thuhet në njoftim.

Lëvizja Mjedisore “Let’s Do It Kosova”, u ka bërë thirrje qytetarëve për mobilizim në aksione të pastrimit, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë në mbrojtjen e ambientit. /Telegrafi/