Për shtatë ditë me radhë, hapësirat e Pallatit të Rinisë në kryeqytet do të jenë “stacion” i besnikëve të librit. Edicioni i katërmbëdhjetë i panairit të librit “Prishtina 2012” do të hapet sot (e hënë).
Tetëdhjetë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në ekspozitën më të madhe të librit në kryeqytet. Shoqata e Botuesve të Kosovës që e organizon panairin, ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të ketë edhe promovime librash, debate e aktivitete të tjera.
Besian Zeneli, koordinator i panairit, ka thënë se e veçanta e panairit të sivjetmë është pjesëmarrja e botuesve seriozë, sikurse edhe pjesëmarrja e shkrimtarëve mysafirë. Sipas tij, ky panair ka tituj librash të zgjedhur.
“Panairi do të ketë rreth një mijë tituj të rinj, ndërsa në total rreth tetë mijë”, ka thënë ai.
Por panairi i sivjetmë nuk ka gjetur vend për shitësit ambulantë. Këta të fundit akuzojnë organizatorët se janë duke marrë hak për shkak që vitin e kaluar ata kishin ekspozuar në panairin “paralel” të organizuar nga Unioni i Botuesve të Kosovës.
“Ne kemi marrë pjesë rregullisht deri në vitin e kaluar. Nuk është e vërtetë që këtë po e bëjnë gjoja se do të marrin pjesë vetëm shtëpi botuese, por thjesht është hakmarrje pse ne kemi marrë pjesë në panairin e unionit të botuesve që është organizuar vjet”, ka thënë shitësi ambulant, Arsim Mexhuani. Sipas tij, në të gjitha panairet e librave në rajon, ekspozojnë edhe shitësit ambulantë.
Të njëjtin mendim e ka pasur edhe Sabedin Beqiri, i cili thotë të ketë shtëpi botuese “Lanti”. Sipas tij, arsyeja e refuzimit është kryekëput hakmarrja.
“Në qoftë se panairin e organizon Shoqata e Botuesve nuk kanë të drejtë të na refuzojnë”, ka thënë ai.
Por këto deklarata, sipas Zenelit, nuk janë të vërteta. Sipas tij, që nga viti i kaluar është marrë vendim që botuesit e palicencuar dhe shitësit ambulantë të mos jenë pjesë e panairit për shkak të hapësirës së kufizuar. Zeneli thotë se Shoqata e Botuesve të Kosovës mëton t’u japë përparësi botuesve.
Ndryshe, sikurse shumica e aktiviteteve të organizuara sivjet, edhe panairi është kujdesur të nderojë përvjetorin e 100-të të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar./Koha/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie të Bismarckut: Një ditë një luftë e madhe evropiane do të ndodhë për shkak të ndonjë budallallëku në Ballkan!
Piktori shqiptar që theu rregullat e socrealizmit, jetën e të cilit e shkatërroi komunizmi
EVA
"Bija e shqiptarit", aktore me famë botërore: Lamtumirë Irene Papas
Grekomania
EPOKAT E REJA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia