LAJMI I FUNDIT:

Sot në UEJL u mbajt Panairi i karrierës

Sot në UEJL u mbajt Panairi i karrierës

Në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë, sot për të 12-tën herë me radhë u organizua Panairi i karrierës. Në Panair ju mundësohet studentëve dhe të diplomuarve në UEJL të njoftohen me kushtet dhe mënyrën për punësim, të planifikojnë karrierën e tyre dhe të vendosin për punën e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë Panair pjesëmarrëse ishin 53 kompani dhe institucione relevante nga Maqedonia. Sipas rektorit të UEJL-së, Zamir Dika, nxitja e bashkëpunimit mes arsimit të lartë dhe afarizmit ishte qëllimi i aktivitetit të sotëm.


Panairi i karrierës paraqet mundësi për studentët të takohen me punëdhënësit potencial dhe të bisedojnë për punësimin e tyre ose për angazhim si praktikant./Telegrafi/