0Shares

Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), do të mbledhë për herë të dytë në një forum tw nivelit të lartë për të diskutuar për “Strategjinë e Energjisë dhe Liberalizimin e Tregut”.
Në këtë Forum për Energji, i cili është organizuar në bashkëpunim me USAID-in, është një mundësi për të gjitha institucionet përkatëse dhe hisedarët e sektorit të energjisë në Kosovë që të diskutojnë mbi Strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës 2017-2026.

Pjesëmarrës në këtë forum do të jetë kryeministri Isa Mustafa, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie, përfaqësues të Bankës Botërore, të Zyrës së BE-së etj.
“Ky forum është një mundësi e mirë për të debatuar dhe për të komentuar mbi çështjet aktuale relevante të rëndësisë për sektorin e energjisë, siç është liberalizimi i tregut, si dhe për të qartësuar mundësitë dhe sfidat me të cilat do të ballafaqohet sektori i energjisë. Periudha para nesh do të sjellë një mori mundësish dhe sfidash jo vetëm për sektorin e energjisë, por edhe për rimëkëmbjen ekonomike të vendit në tërësi”, ka shkruar ministri Blerand Stavileci në adresimin e tij për pjesëmarrësit.

Strategjia e Energjisë 2017-2026 paraqet përkushtimin e Qeverisë karshi sigurisë së qëndrueshme të furnizimit me energji elektrike për vendin. “Kjo strategji shtron rrugën drejt planifikimit të mirëfilltë të masave për zbatim, të cilat janë të një rëndësie shumë të madhe jo vetëm për furnizim të qëndrueshëm, me kualitet të lartë, të sigurt dhe të besueshëm me energji elektrike në Kosovë, por edhe për një zhvillim të gjithëmbarshëm ekonomik të vendit dhe është shumë e rëndësishme për sigurinë nacionale”. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)