LAJMI I FUNDIT:

Sot intervistohen për Guvernator të BQK-së

Sot intervistohen për Guvernator të BQK-së

Të shtatë kandidatët për Guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) sot (e enjte) do t’i nënshtrohen intervistës para panelit. Zyrtarët e BQK-së kanë thënë se këta kandidatë i kanë plotësuar kriteret teknike për postin e Guvernatorit.

Kryetari i Bordit të BQK-së, Sejdi Rexhepi ka thënë të martën për Telegrafin se të shtatë kandidatët janë ftuar për intervistë pasi kanë plotësuar vlerësimet teknike, sipas nenit 40 të Ligjit për Bankën Qendrore.

Në garë për Guvernator të BQK-së përveç ish-ministrit Bedri Hamza, guvernatorit aktual Gani Gërguri janë edhe Valentin Toçi, Safet Merovci, Xhemajl Gashi, Flamur Keqa dhe zëvendësguvernatori Nexhat Kryeziu. /Telegrafi/