LAJMI I FUNDIT:

Sot fillon viti akademik në Universitetin ”Nënë Tereza” në Shkup

Sot fillon viti akademik në Universitetin ”Nënë Tereza” në Shkup

Sot në ora 10 e 30, Universiteti “Nënë Tereza”– Shkup hap siparin e vitit të ri akademik. Ngjarja do të mbahet te ndërtesa e Lidhjes së Organizatave Sindikaliste, njofton Telegrafi Maqedoni.

Paraprakisht, prej 26 tetorit kafilluar regjistrimi i studentëve në vendin e njëjtë ku edhe kanë dorëzuar dokumentet, pra te hapësirat e UEJL- Shkup.


Gjithashtu Universiteti “Nënë Tereza” nga dje ka shpallur konkursin për pranim të studentëve në afatin e dytë, me çrast do të vazhdojë me paraqitjen për të interesuarit deri këtë të premte./Telegrafi/