LAJMI I FUNDIT:

Sot fillon paraqitja për regjistrim në Universitetin e Shkupit

Sot fillon paraqitja për regjistrim në Universitetin e Shkupit

Në universitetin ‘Shën Kirili dhe Metodi’-Shkup, sot dhe nesër është paraqitja për regjistrim në vitin e parë të vitit akademik 2017-2018, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas konkursit për regjistrimin e studentëve në ciklin e parë të studimeve për vitin e ardhshëm akademik, vende të lira janë gjithsej 10.818.

Prej tyre 5.865 janë për studentë të rregullt për të cilët participimi shkollor është 200 euro, 3.793 vende janë për studentë të rregullt me bashkëfinancim për studime me 400 euro në vit dhe 1.116 për studime me korrespondencë, që gjithashtu paguhen 400 euro. Risi në konkurs është heqja e studimeve të disperzuara.

Kandidatët që nuk do të mund të paraqiten për regjistrim këtë javë, mund të paraqiten në afatin e dytë të regjistrimit më 4 shtator, ndërsa afati i tretë është më 15 shtator. /Telegrafi/