Edicioni i gjashtë i Festivalit ndërkombëtar të Letërsisë në Orllan (FLO) do të tubojë këtë fundjavë poetë, shkrimtarë, muzikantë, artistë dhe adhurues të kulturës te Liqeni i Batllavës.
Nga sot deri më 18 shtator, autorë e muzikantë vendas e ndërkombëtarë do të ndajnë krijimet e tyre me adhuruesit e kulturës në një mjedis piktoresk, por pak të shfrytëzuar për tubime të këtij lloji.
Sipas organizatorëve, edhe ky edicion i FLO-së vazhdon traditën duke sjellë përsëri një listë mbresëlënëse të autorëve e artistëve nga Kosova, Shqipëria, Bosnjë Hercegovina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Të ftuar janë Faruk Sehiq (Bosnje dhe Hercegovinë), Brian SNEEDEN (SHBA), Ledia DUSHI, Bardhyl LONDO, Lisandri KOLA, Donika DABISHEVCI, Robert ËILTON, Imer TOPANICA, Gëzim ALIU, Genc SALIHU, Gypsee YO, Shpëtim SELMANI, Shpat DEDA, GIPSY GROOVE, OBORRI.
Përveç paraqitjes së autorëve me veprat e tyre, këtë vit FLO do t’i bëj homazh poetit të famshëm Federico Garcia LORCA në 80 vjetorin e vrasjes së tij dhe Millosh Gjergj Nikolla MIGJENIT në 80 vjetorin e botimit të përmbledhjes së tij “Vargjet e lira” me kolazhe të poezive të tyre në shqip dhe anglisht.
Do të ketë takime me autorë me pyetje e përgjigje nga audienca si dhe një debat rreth përkthimeve letrare.
Të gjitha aktivitetet mbahen në restorantin “Liqeni” në Orllan. Për të gjithë ata që janë të interesuar të jenë në audiencë, do të ketë autobus të organizuar (gratis) që niset nga libraria Dit’ e Nat’ (Rr Fazli Grajçevci, 5, Prishtinë), çdo ditë në ora 17:30, dhe autobusë të linjës së rregullt Prishtinë-Orllan, para shkollës fillore Emin Duraku, te Xhamia e Llapit”, thuhet në njoftim.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Aktori Abdurrahman Shala - eprori i dikurshëm i një burgu në Prishtinë, që ndali vrasjet e shqiptarëve!
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Karnavalet, origjina dhe domethënia
LAMTUMIRË VËNDET E MIJA
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën