LAJMI I FUNDIT:

Sot, 16 vjet nga masakra e Lubotenit

Sot, 16 vjet nga masakra e Lubotenit

Sot bëhen 16 vjet nga masakra e Lubotenit, kur forcat maqedonase të sigurisë vranë dhjetë civilë shqiptarë në këtë fshat të ShkupitKjo datë, është gjithmonë një përvjetor i dhimbshëm për banorët e këtij fshati dhe për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, pasi që përkujton veprën makabre që kryen forcat maqedonase gjatë aksionit në Luboten, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në mëngjesin e 12 gushtit të vitit 2001, njësitet policore-ushtarake maqedonase kryen operacionin e ndërhyrjes së armatosur ndaj banorëve civil të fshatit Luboten, ku lanë të vdekur dhjetë persona, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë 6 vjeçar. Viktimat e kësaj vepre të frikshme ishin: Erxhan Aliu, Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami dhe Atulla Qaili.
Si pasojë e këtij aksioni mbetën të djegura 14 shtëpi, u arrestuan dhe u keqtrajtuan mbi 100 banorë të fshatit, nën arsyetimin e rrejshëm se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇk-së.


Si pëfundim i procesit gjyqësor të zhvilluar në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë, për rastin e Lubotenit u dënua Johan Tarçullovski, ish-pjesëtar i lartë i forcave të sigurisë maqedonase, ndërsa nga akuza u lirua ish- ministri i punëve të brendshme Lube Boshkovski. Tarçullovski u dënua me 12 vjet burg për vrasje, torturë dhe shkatërrim të pasurisë, por mbeti i lirë pasi vuajti 8 vite burg.

Por, këto dy persona, të dënuar për krime lufte, nga ana e shtetit konsiderohen dhe nderohen si heronj kombëtar dhe mbrojtës së krenarisë kombëtare të maqedonasve në konfliktin e vitit 2001./Telegrafi/