LAJMI I FUNDIT:

Sony Xperia E për vetëm 160 euro

Sony Xperia E për vetëm 160 euro

Para pak ditësh, Sony e ka prezantuar modelin e saj të ri të telefonit të mençur - Sony Xperia E. gjatë lansimit zyrtar, Sony nuk kishte dhënë detaje të çmimit të këtij modeli, edhe përkundër faktit se modeli i ri i telefonit vjen me një kosto mjaft të ulët.

Tani, Sony ka zbuluar çmimet e Sony Xperia E, dhe modeli me një sim-kartelë do të kushtojë 160 euro, ndërsa versioni me dy kartela do të kushtojë 170 euro. Telefoni do të dal në shitje gjatë vitit të ardhshëm.

Sony Xperia E vjen me Android 4.1 Jelly Bean, ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.5 inçme rezolucion 320 x 480 piksel, si dhe procesori 1GHz Qualcomm Snapdragon MSM7227A.


Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe kamerën me 3.2 megapiksel, 512MB RAM dhe portin për mikroSD kartelë. / Telegrafi /