LAJMI I FUNDIT:

Sony shet 50 milionë njësi të Playstation 4

Sony shet 50 milionë njësi të Playstation 4
-->

Në maj të 2016, Sony kishte thënë se ka arritur të shes 40 milionë njësi të PlayStation 4. Ndërsa sot Sony ka njoftuar se shitjet e konsolës së saj – PlayStation 4 kanë tejkaluar shifrën prej 50 milionë njësive, një arritje e cila ka ndodhur 17 muaj më herët sesa ajo krahasuar me PlayStation 3.

Shifra prej 50 milionë njësive përfshin modelet e PlayStation 4 – PS4, PS4 Pro dhe versionin e ri të hollë të konsolës.

Sony PlayStation 3 ka qenë në treg për 4.5 vjet para se Sony të arrijë shifrat e njëjta të shitjeve. Sony tani ka edhe modelin e konsolës PlayStation VR dhe PlayStation 4 Pro, të cilat pritet të kenë kërkesë të mirë në treg këtë fundvit.