LAJMI I FUNDIT:

Sony prezanton modelet e telefonave, Xperia Z dhe ZL.

Sony prezanton modelet e telefonave, Xperia Z  dhe ZL.

Kompania Sony përfundimisht ka prezantuar dy modelet e reja të telefonave të mençur, Sony Xperia Z dhe ZL.

Sony Xperia Z dhe ZL ndajnë karakteristika të ngjashme, të cilat përfshijnë ekranin full HD të ndjeshëm në prekje me diagonale me 5 inç, dhe rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, si dhe procesorin quad core Qualcomm Snapdragon S4 me 1.5GHz dhe 2GB RAM.

Karakteristikat tjera të Sony Xperia Z dhe ZL përfshijnë edhe kamerën e pasme me 13 mega-piksel me Sony Exmor RS për sensorin mobil, teknologjinë NFC, ndërsa modeli Xperia Z përkrah edhe rrjetin 4G LTE si dhe mbrojtjen nga uji dhe lagështia.

Të dy modelet e telefonave nga Sony do të paraqiten në treg para fundit të tremujorit të parë, ndërsa kompania nuk ka dhënë asnjë informatë lidhur me çmimin e modeleve të reja. / Telegrafi /