LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi, shumica e amerikanëve i druhen një lufte të re

Sondazhi, shumica e amerikanëve i druhen një lufte të re

Shumica e amerikanëve druhen se Shtetet e Bashkuara do të angazhohen në një luftë tjetër të madhe në 4 vitet e ardhshme. Kështu sugjeron një sondazh i NBC News, i publikuar këtë të mërkurë.

Sipas anketës, 66 për qind e amerikanëve janë të shqetësuar, 36 për qind prej të cilëve “shumë të shqetësuar” dhe 30 për qind “disi të shqetësuar”.


Ndërkohë, pjesa e mbetur e personave të përfshirë në sondazh nuk janë “shumë të shqetësuar”, ndërsa 8 për qind nuk janë të shqetësuar aspak.

Anketimi tregoi gjithashtu se, shumica e amerikanëve, 62 për qind, mendojnë se Shtetet e Bashkuara duhet të kujdesen edhe për interesat e aleatëve, edhe nëse kjo do të kërkojë të bëjë kompromise me ta; ndërsa 34% mendojnë se vendi duhet të mendojë vetëm për interesat e veta kombëtare.

Ndër të tjera, 80% e amerikanëve shprehen se të qenurit anëtarë të NATO-s është mirë për vendin, ndërsa 15% janë shprehur kundër.

Ndërkohë, 61 për qind e amerikanëve e konsiderojnë Rusinë një vend jo miqësor, ose një armik të Shteteve të Bashkuara. Vetëm 7 për qind e konsiderojnë Moskën një aleat, ndërsa 28 për qind e shohin si një vend miqësor, por jo aleat, transmeton tch.

Sondazhi është kryer online nga data 13 në 19 shkurt, duke marrë në pyetje 11 mijë e 512 persona të rritur nga i gjithë vendi. Sondazhi ka treguar se shumica e amerikanëve mbështesin gjithashtu punën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Një gazetar që shkruante për korrupsionin vritet para dhjetëra dëshmitarëve – detaje dhe pamje të ngjarjes që tronditi Kolumbinë

Një gazetar që shkruante për korrupsionin vritet para dhjetëra dëshmitarëve – detaje dhe pamje të ngjarjes që tronditi Kolumbinë

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Botë
NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

Amerika
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Kalo në kategori