LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi: PDK e para, LDK e dyta, VV e treta

Sondazhi: PDK e para, LDK e dyta, VV e treta

Në një sondazh ndërkombëtar, i kryer nga një organizatë me renome botërore, ka bërë një hulumtim i cili ka mbuluar pyetjet kryesore rreth ambientit politik dhe të sigurisë në Kosovë. Në pyetjen se për cilën parti do të votonin po të mbaheshin zgjedhjet sot, 32 për qind e kosovarëve do ta votonin PDK-në, LDK-në 24 për qind, Vetëvendosjen 21 për qind, AAK-në 17 për qind, AKR-në 3 për qind dhe Partinë Liberale Serbe 3 për qind. Të gjitha partitë tjera, përfshi edhe atë të Fuad Ramiqit, marrin më pak se 1 për qind të votave.

Sipas këtij sondazhi jo më shumë se 5 për qind të kosovarëve ende nuk kanë vendosur tamam se kujt do t’ia hedhin votën.

Nga sondazhi i cili ka mbuluar tërë Kosovën, del se luftimi i papunësisë është brenga më e madhe e kosovarëve. Ata konsiderojnë që politikanët do të duhej të fokusoheshin në këtë çështje më shumë se në të gjitha të tjerat.


Në pyetjen se në cilën fushë specifike duhet më shumë punë nga politikanët, 56 për qind të kosovarëve i brengos çështja e papunësisë, 17.8 për qind janë të brengosur për zhvillimin e ekonomisë në vend, ndërsa 15 për qind se si të ulet niveli i korrupsionit. Nga 2 për qind të kosovarëve janë të brengosur për sistemin shëndetësor, arsimin si dhe përmirësimin e përgjithshëm të standardit të jetës. Çështjet tjera si feja, infrastruktura, shtimi i njohjeve, etj kanë rezultuar me më pak se 1 për qind në listën e top-prioritetit të kosovarëve, transmeton Express.

Një renditje pak më ndryshe përfitohet nëse kosovarët pyeten në përgjithësi se cilat janë problemet kryesore me të cilët ballafaqohet shoqëria.

Kosovarët kanë pak besim se partitë do të mund të zgjidhin këto probleme të vështira. Në pyetjen se cila parti do të mund ta zgjidhte problemin e papunësisë, 45 për qind të qytetarëve përgjigjen “asnjëra”.

PDK-së 14 për qind i besojnë se mund ta zgjidhë problemin e papunësisë, LDK-së 11 për qind, Vetëvendosje 8.5 për qind, AAK 6.8 për qind, ndërsa AKR 5.6 për qind.

Radhitje tjetër fitohet nëse bëhet pyetja se cila parti do ta luftonte korrupsionin më shumë. 50 për qind përgjigjen “asnjëra” nga partitë, ndërkaq 13 për qind thonë se këtë mund ta bëjë Vetëvendosje, 9.5 për qind LDK, ndërsa partia që është në pushtet tash e 5 vite, PDK, konsiderohet e besueshme për luftën kundër korrupsionit vetëm nga 8.6 për qind e kosovarëve. Për AAK deklarohen 7.5, ndërsa për AKR 2 për qind.

PDK besohet më shumë në pyetjen se cila parti do ta zhvillonte ekonominë e vendit. 40 për qind përgjigjen “asnjëra”, por 16 për qind deklarohen për PDK, 12.3 për LDK, ndërsa vendin e tretë e fiton AKR, me gjasë për shkak të suksesit të themeluesit Behgjet Pacolli në fushën e biznesit. Plot 8.5 për qind besojnë se AKR do ta zhvillonte ekonominë. Për Vetëvendosje deklarohen 6.6 për qind, ndërsa për AAK 8 për qind. Partitë tjera në këto pyetje marrin më pak se 1 për qind.

Në anën tjetër, PDK është “sunduese” në pyetjen rreth infrastrukturës së vendit. Në pyetjen se cila parti do ta përmirësonte infrastrukturën e vendit, 46 për qind të kosovarëve, që është numër shumë i lartë, përgjigjen se PDK do ta përmirësonte infrastrukturën më së shumti. Për “asnjërën” nga partitë përgjigjen 20 për qind, për LDK 7.3 për qind, për LDK 7.3 për qind, për AAK 6.5, për AKR 3 për qind, sikurse edhe për Vetëvendosje që ka 3 për qind në pyetjen rreth infrastrukturës.

Në pyetjen kryesore se a do të dilni të votoni në zgjedhje, 65 për qind të kosovarëve deklarohen se patjetër do të votojnë. 23 për qind nuk janë të sigurt fare se a do të votojnë, ndërsa 10 për qind që tash e dinë se assesi nuk do të votojnë.

Në Kosovë ka dallim edhe midis komuniteteve për organizmat që u besojnë. Derisa serbët në veri besojnë më shumë UNMIK-ut dhe deri diku KFOR-it, ndërsa fare pak i besojnë EULEX-it dhe Qeverisë së Kosovës, shqiptarët u besojnë me mbi 95 për qind KFOR-it, ndërsa më poshtë zë EULEX-i. Kurse UNMIK nuk duhet nga populli shumicë i Kosovës.

Në pyetjen se cila është arsyeja që kosovarët zgjedhin një parti, shumica prej 44 për qind përgjigjen për shkak të programit partiak, 17 për qind për shkak të liderit, 14.5 për qind për shkak të kontributit që partia ka jep për Kosovën, ndërsa 4.5 për qind kanë vendosur të ndryshojnë mendjen kësaj radhe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori