LAJMI I FUNDIT:

Solaborate – Kompania amerikano-kosovare në TOP listën e kompanive teknologjike në Los Angeles

Solaborate – Kompania amerikano-kosovare në TOP listën e kompanive teknologjike në Los Angeles

Keni pasur mundësi te ndëgjoni për Solaborate gjatë vitit të kaluar, kur themeluesi i Solaborate Labinot Bytyqi lansoi produktin HELLO në Kickstarter dhe arriti të thej rekorde me numrin e përkrahësve.

Produkti HELLO është një shtesë e platformës sociale dhe profesionale Solaborate e cila përdoret për video konferenca, shpërndarje të pamjes wireless, transmetim të drejtpërdrejtë, vëzhgim të sigurisë dhe më shumë.


Kompania do të bëj shpërndarjen e pajisjeve HELLO duke filluar nga muaji Shkurt 2017.

Bazuar në suksesin e këtij produkti, si dhe në zhvillimin e platformës Solaborate, kompania ka punësuar rreth 60 profesionistë të teknologjisë të profileve të ndryshme – në zemër të Prishtinës.

Pas modelit të parë të HELLO-së, në vitin 2016 nisi puna në krijimin edhe të disa produkteve të reja nga Solaborate të cilat priten të lansohen në treg këtë vit. Për të realizuar këtë, ata janë vazhdimisht duke kërkuar inxhinierë të fushave të ndryshme për t’iu bashkangjitur ekipës.

“Viti 2016 ka qenë vit i arritjeve të shumta për ne, ndërsa viti 2017 do të jetë plot inovacion dhe rritje” – thotë themeluesi i kompanisë Labinot Bytyqi. Bytyqi është me prejardhje nga Prishtina. Motra e tij dhe bashkëthemelusja e kompanisë, Mimoza Bytyqi, udhëheq ekipën e tyre në Prishtinë.

Javën e kaluar, Solaborate është zgjedhur në toplistën e kompanive të teknologjisë në Los Angeles nga media prestigjioze e Kalifornisë së Jugut – Built in LA.

“Ne kemi plane të shumta që do ta transformojnë skenën e teknologjisë. Jemi duke zhvilluar projekte inovative në fushën e Virtual Reality dhe Augumented Reality. Inxhinierët tanë do të kenë mundësi të udhëheqin dhe zhvillojnë projekte në Automatizim të Shtëpive dhe Intelegjencë Artificiale.” – shpjegon Bytyqi. “Jemi duke punuar në partneritet në integrimin e Amazon Alexa dhe Google Home, dhe në zhvillimin e aplikacioneve real-time siç është Messenger”.

Kjo duket si një mundësi shumë e mirë për të gjithë të talentuarit në Kosovë dhe Shqipëri. Bashkangjitja me ekipën e Solaborate për angazhim në projekte është shumë atraktive, si nga aspekti i teknologjise inovative, poashtu edhe nga aspekti i kushteve te punes.

“Ne jemi në kërkim të inxhinierëve të softverit dhe hardverit, të cilët janë në kërkim të mundësive sfiduese dhe angazhim në projekte të nivelit më të lartë global. Jemi shumë të hapur për profesionistë të avancuar në menaxhment, marketing, resurse humane, dizajn, sigurimit të cilësisë, shkrimit kreativ, etj.”– tregon Bytyqi. Kjo është ndoshta mundësia më e mirë për të qenë pjesë e një kompanie që synon të thyej shabllonet në industrinë e video komunikimit global këtë vit.

Solaborate kohëve të fundit ka zhvilluar një program punësimi ku të gjithë anëtarët e ri të ekipës do të kenë mundësi të udhëtojne në qendrën e kompanisë në Los Angeles si dhe në degën e saj në ShenZhen të Kinës, që njihet si qyteti i teknologjisë.

Udhëheqsi i departamentit të Marketingut Krenar Binaku, filloi punën në Solaborate në Prishtinë, por tani jeton në SHBA. Ai vepron në zyret e Solaborate në Los Angelos dhe udhëton rregullisht në mes këtyre dy vendeve. Ngjajshëm veprojnë edhe Udhëheqësi i Departamentit të Produkteve Mehmetali Shaqiri dhe Udhëheqësi i Inxhinierëve të Softverit Egzon Zeneli të cilët sapo janë kthyer nga një vizitë pune gjashtë mujore nga Los Angeles.

Teuta Hyseni punon si Menaxhere e Produktit në Solaborate. Eshtë njëra nga anëtaret e ekipes që po bëhet gati të ndërmarr një udhëtim pune për në Kinë. “Ky është profesioni të cilin e kam dëshiruar gjithmonë” – tregon Teuta. “Jam e lumtur që kam gjetur mundësinë të tregoj shkathtësitë e mia në fushën e menaxhimit të produkteve teknologjike për një kompani Amerikane në Kosovë, dhe të punoj me një ekipë ku mundësitë për zhvillim janë të pafunda.”

“Udhëtimet e tilla të punës na ndihmojnë të shkëmbëjmë eksperienca dhe të përfitojmë nga takime me inxhinierë nga më të shquarit të teknologjisë, ish punëtorë të gjigandëve si Google dhe Apple” – thotë Dijon Vula i cili punon në Solaborate si Udhëheqës i Arkitekturës së Hardverit.

Këtë fundjavë kompania Solaborate organizon një sesion të ndërtimit të ekipës në një pushimore në Bogë, dhe me këtë rast fton të gjithë talentët e interesuar që të bashkangjiten me ekipën të paraqiten në careers@solaborate.com

Për të shfletuar pozitat e lira te punës klikoni në vegëzën e mëposhtme: https://www.solaborate.com/company/solaborate/job

Në trend Teknologji

Më shumë
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Si e ndryshoi teknologjia botën gjatë 50 viteve të fundit?

Si e ndryshoi teknologjia botën gjatë 50 viteve të fundit?

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

Teknologji
Kalo në kategori