LAJMI I FUNDIT:

Snapchat do të vlejë 25 miliardë dollarë, pritet regjistrimi si IPO

Snapchat do të vlejë 25 miliardë dollarë, pritet regjistrimi si IPO

Snap Inc, krijuesi i Snapchat është duke e përgatitur gjithë dokumentacionin e nevojshëm për tu regjistruar në berzë (IPO) në të cilën vlera tregtare e kompanisë pritet të arrijë në 25 miliardë dollarë, raporton Wall Street Journal.


Sipas raportit, regjistrimi zyrtar i Snapchat mund të ndodhë në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Në muajin maj të këtij viti, vlera e Snapchat kishte arritur shifrën marramendëse prej 17.8 miliardë dollarësh.

Edhepse ende nuk është e qartë nëse Snap Inc është një biznes fitimprurës, kompania thuhet se ka gjeneruar 60 milionë dollar në të ardhura në vitin 2015 dhe është në rrugën e duhur për të fituar 250 deri në 350 milionë në vitin 2016, sipas Journal.

Snapchat ka parashikuar se mund të gjenerojë deri në 1 miliard dollar në të ardhura në vitin 2017.