LAJMI I FUNDIT:

Snapchat bën 500 milionë instalime vetëm në Google Play Store

Snapchat bën 500 milionë instalime vetëm në Google Play Store

Rrjeti i famshëm social Snapchat i kompanisë Snap, e cila së fundi është bërë publike, ka arritur në një moment të ri historik – mbi 500 milionë instalime në Android.

Megjithatë, nuk dihet saktësisht se sa shkarkime të aplikacionit janë bërë në Play Store. Numri i saktë është në mes të 500 milionë dhe 1 miliardë shkarkimeve.


Së fundi, Snap ka sjellur edhe syzet Spectacles, përmes të cilave mund të xhirohen video deri në 10 sekonda, të cilat më pas mund të postohen në llogarinë tuaj në Snapchat.