LAJMI I FUNDIT:

Smart publikon modelin që nuk është vetëm për rrugë urbane (Foto)

Smart publikon modelin që nuk është vetëm për rrugë urbane (Foto)

Deri më tani, makinat nga Smart kanë qenë të vogla dhe të destinuara vetëm për rrugë urbane, por me modelin ForFour mund të shkohet edhe më larg.

Vetura e re që është ende në fazat fillestare, është publikuar në Shangai Auto Show 2017, duke befasuar të pranishmit, sepse nuk ishte paralajmëruar për diçka të tillë, transmeton Telegrafi.


Në fakt, ky model nuk del shumë nga ato të mëparshmet, por do të ketë si bazë makinat SUV, andaj është më i lartë dhe i gjerë, që i jep mundësi të lëvizë edhe në terrene të vështira.

Me rritjen e strukturës, pritet që edhe hapësira brenda të jetë më komode, megjithëse vetëm për katër persona.

Nuk bëhen të ditura detajet, se kur lansohet apo shpejtësia që do të arrijë. /Telegrafi/