LAJMI I FUNDIT:

Smard, me dizajn dhe produkte të reja

Smard, me dizajn dhe produkte të reja

Pas punës njëvjeçare si dhe kërkesave të mëdha nga ana e tregut, kompania për shitjen e produkteve ne internet - Smard - vjen me rifreskim të brendit. Për ta forcuar edhe më shumë pozitën e liderit në treg, Smard ka sjell disa ndryshime në shërbime dhe produkte të cilat vazhdojnë të mbesin inovative për tregun tonë.

Dizajni i ri, versioni mobil, dërgimi i dhuratave, pagesa përmes Starcard në mbarë Kosovën si dhe shumëllojshmëria e produkteve janë disa nga risitë të cilat e karakterizojnë lansimin e Smard-it të ri

Dizajni ri
Dizajni i ri i ueb-faqes dhe domeni janë ndër risitë e para të këtij ndryshimi. Tani faqja nga smard.info transferohet në smardonline.com. Përvoja e vizitorëve dhe klientelës ka ndihmuar në identifikimin e nevojave të reja për ta bërë një ueb-faqe sa me të lehtë për t’u naviguar si dhe me informata të plotësuara për çdo produkt dhe shërbim të cilin e ofron.

Versioni Mobil
Tani blerja në internet është edhe më e lehtë. Duke parë rritjen e shpejtë të përdorimit të telefonave mobil, Smard i ka dedikuar dizajn të veçantë vizitorëve të cilët qasen përmes këtyre pajisjeve. Ju mund t’i bëni të gjitha porositë nga mobili juaj – në çdo kohë dhe në çdo vend.

Dhuratat
Kërkesa që në kuadër të shërbimeve të përfshihet edhe dërgimi i dhuratave, ka bërë që Smard të ofrojë hapësirë të veçante dedikuar porosisë dhe dërgimit të dhuratave, përmes së cilës ju do të mund të kurseni kohë, si dhe të vini më shpejtë deri tek dhurata e kërkuar. Të bashkëngjitur në dhuratë ju mund ta përfshini edhe një kartolinë të shkruar me tekstin çfarë ju e dëshironi. Gjithashtu, në këtë shërbim përfshihet edhe dekorimi dhe mbështjellja e dhuratës.

Shumëllojshmëria e produkteve
Gjatë punës njëvjeçare kemi identifikuar nevojat dhe kërkesat e klientelës sonë për brende të reja, kështu që kemi rritur edhe numrin e produkteve për secilën kategori.

Starcard
Risi është zgjerimi i bashkëpunimit me bankën TEB, përmes së cilës është arritur të zgjerohen blerjet në mbarë Kosovën. Smard garanton blerje 100% të sigurta, duke ofruar gjithashtu forma të lehta për pagesën e produktit, madje edhe pas pranimit të mallit: me para të gatshme, apo me të gjitha llojet e kartelave, përfshire edhe Starcard – me këste sipas dëshirës suaj.

Vizitoni dyqanin www.smardonline.com