LAJMI I FUNDIT:

Skype debuton me video-mesazhe për iOS, Android dhe Mac!

Skype debuton me video-mesazhe për iOS, Android dhe Mac!

Gjatë javës, Microsoft do të debutojë me funksionin e saj të ri të quajtur Video Messenger për Skype.

Pronari i ri i Skype, Microsoft thuhet se është përgatitur për muaj të tërë për këtë risi që do ta sjell tani, dhe fakti më i rëndësisëhm është se funksioni do të jetë në dispozicion për sistemet operative si iOS, Android dhe Mac.

Skype do tu mundësojë përdoruesve që të dërgojnë video mesazhe tre-minutëshe tek njëri tjetri, ndërsa shërbimi është dizajnuar që të punojë për mesazhe online dhe offline.


Video Messenger punon në Android dhe iOS përmes kamerës së përparme të pajisjes mobile, ndërsa ka edhe opsionin e kamerës së pasme. Të gjitha video mesazhet e dërguara do të paraqiten në “chat” të zakonshëm të Skype. / Telegrafi /