LAJMI I FUNDIT:

Skandaloze: Jetimorja shiste bebet për 1.500 dollarë, gënjenin nënat e varfra se fëmijët u kanë vdekur

Skandaloze: Jetimorja shiste bebet për 1.500 dollarë, gënjenin nënat e varfra se fëmijët u kanë vdekur

Policia ka mbyllur sot një jetimore në pjesën lindore të Indisë, dhe ka arrestuar pronarët e saj nën akuzën se kanë shitur foshnjat tek çiftet që nuk kanë fëmijë, raporton Reuters.

Jetimorja në Jalpajgur në pjesën perëndimore të Bengalit, të cilën e kishte udhëhequr një organizatë jofitimprurëse, kishte shitur të paktën 20 fëmijë për adoptim, ka bërë të ditur policia, transmeton Telegrafi.


Personi që ishte në krye të kësaj jetimore, gjithashtu kishte udhëhequr një qendër për strehimin e grave të varfra të cilave ua kishte shitur foshnjat, duke i gënjyer se fëmijët kishin lindur të vdekur.

Arrestimi i 18 personave duke përfshirë mjekët, mamitë dhe udhëheqësit e organizatat bamirëse, ka ndodhur vetëm tre muaj pasi u shpëtuan 13 foshnja dhe u gjetën dy trupa të pajetë të fëmijëve në portin e qytetit të Kalkutës.

Sipas medieve indiane, këta persona janë arrestuar pasi dyshohet se kishin marrë foshnjat menjëherë pasi kishin lindur, ndërsa nënave të tyre u është thënë se bebet kishin lindur të vdekura.

Raportohet se bebet janë shituar nga 1.500 deri në 3.000 dollarë, dhe se ekspertët në Indi thonë se tregtia me fëmijë është bërë biznes serioz në këtë vend. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika

"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori