LAJMI I FUNDIT:

S’ka prova për Balilin, Prokuroria shqiptare akuzë grekëve

S’ka prova për Balilin, Prokuroria shqiptare akuzë grekëve

Pas ping-pongut mes institucioneve shqiptare për dosjen e Klement Balilit, i lakuari ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, duket se është bërë shkak që në të njëjtën lojë të hyjnë edhe drejtësia shqiptare me drejtësinë greke.

Burime pranë organit qendror të akuzës thonë për Top Channel se hetimet ndaj 45-vjeçarit janë në vendnumëro që prej të paktën katër muajsh. Ky ngërç i hetimeve, siç shpjegojnë burimet, vjen për shkak se autoritetet greke nuk u janë përgjigjur ende prokurorëve të Krimeve të Rënda mbi kërkesën për t’i bashkangjitur dosjes provat shtesë.


Sipas burimeve, letërporosia është përcjellë në kohë rekord nga Krimet e Rënda, ku kërkohen akte të tjera të dosjes, sikurse janë procesverbalet e këqyrjes së ngarkesës së hashashit të bllokuar nga policia greke në fund të prillit 2006. Po ashtu, autoritetet greke duhet të përcjellin edhe deklaratat e të dyshuarve si skafistë, Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj. Siç rezulton nga përgjimet, të dy ata udhëzoheshin në telefon nga Balili për të transportuar një ngarkesë hashashi nga Saranda drejt Greqisë.

Prokuroria pretendon se në dosjen voluminoze, pala greke të shpjegohet sesi u zhvillua operacioni antidrogë 2016, që u finalizua me 21 të arrestuar në total, 16 në Greqi dhe pjesa tjetër në Belgjikë, Bullgari dhe Itali.

Por në dosje janë të administruara gjithashtu edhe përgjimet ku pretendohet se Balili flet me anëtarët e rrjetit për transportin e drogës, gjatë kohës që ai ishte zyrtar i Drejtorisë së Transporteve.

Shpallja në kërkim e 45-vjeçarit që nga maji 2016 dhe deri në fund të vitit futi në një debat institucionet shqiptare mbi shpalljen në kërkim të tij dhe mosarrestimin.

Tashmë që ndaj Balilit ekziston me vendim gjykate një masë arresti në mungesë dhe një shpërblim prej 5 milionë lekësh, pikëpyetjet për arrestimin e tij konsiderohen të mbyllura. Me dilema tashmë shikohen përpjekjet e prokurorisë, e cila thotë se nuk mund ta dërgojë dosjen në gjykatë vetëm me përgjime telefonike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori