LAJMI I FUNDIT:

S’ka më dallavere për patentë-shoferë, praktika e testi monitorohen me kamera

S’ka më dallavere për patentë-shoferë, praktika e testi monitorohen me kamera

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, do të bëjë inaugurimin e projektit të kamerave monitoruese në njësinë e patentë-shoferëve në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës, ky projekt do të funksionalizohet duke e përfshirë pjesën teorike dhe praktike.


Projekti në fjalë, ka qenë njëri prej projekteve të cilin e kishte premtuar ministri Zharku, njofton Telegrafi.

Inaugurimi do të mbahet në Njësinë për Patentë-Shofererëve në Prishtinë (Stacioni i Autobusëve), duke filluar nga ora 11.00. /Telegrafi/