LAJMI I FUNDIT:

S’ka buxhet për zgjedhjet lokale, shpenzohen për qendroret

S’ka buxhet për zgjedhjet lokale, shpenzohen për qendroret

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor 2017, do të mbulohen nga buxheti i planifikuar për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen në fund të këtij viti.

Nga buxheti i ndarë prej rreth 5 milionë eurosh për zgjedhjet e parakohshme parlamentare Qeveria e Kosovës ka shfrytëzuar edhe buxhetin e ndarë për zgjedhjet lokale të këtij viti në vlerë prej rreth 2 milionë eurosh.


Sipas dokumentacionit që e posedon gazeta “Zëri” thuhet se shuma prej mbi 1.9 milion eurosh nga mjetet e ndara për zgjedhjet komunale do të kompensohen për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) gjatë procesit buxhetor të vitit 2017. Përderisa mjetet tjera prej rreth 3 milionë eurosh për zgjedhjet e parakohshme janë ndarë nga kategoria – “Shpenzimet e paparashikuara në kuadër të rezervave shtetërore”.

Mazllum Baraliu, ish-shef i KQZ-së, ka deklaruar për “Zërin” se nuk do të jetë problem kompensimi i këtyre mjeteve nga qeveria e re, të planifikuara për zgjedhjet lokale. “Mendoj që nuk do të jetë problem kompensimi i këtyre parave pasi pas zgjedhjeve të 11 qershorit do të themelohet qeveria e re dhe ajo sigurisht mund ta kompensojë sërish atë buxhet për ndarjen e këtyre mjeteve të marra nga zgjedhjet lokale”, ka thënë ai për gazetën “Zëri”.

Por, sipas tij, problematik është fakti se kemi të bëjmë me analiza jo të përpikta për atë se sa para nevojiten për organizimin e procesit elektoral. Ai tha se nevojiten analiza më të mira në mënyrë që të mos ketë shpenzime të panevojshme sepse, siç tha ai, Kosovës nuk i konvenon një gjë e tillë. Sipas tij, institucionet tona bëjnë shpenzime të paarsyeshme.

“Duhet të ketë analiza më të thukëta se sa i kushton Kosovës ky proces elektoral dhe a ka mundësi potenciale për kursim të buxhetit”, ka deklaruar Baraliu.

Ndërsa profesori i ekonomisë, Musa Limani, ka thënë për gazetën “Zëri” se mjeteve të përcaktuara për zgjedhje komunale nuk duhet t’i ndërrohet destinacioni, pasi siç tha ai 2 milionë euro do të jetë prapë e vështirë të gjenden në zgjedhjet lokale.

“Mjetet të cilat janë të dedikuara për zgjedhjet lokale nuk guxon t’i tjetërsohet destinacioni, pasi atëherë mund të dalë problem tek zgjedhjet lokale. Llogaritjet që i kanë bërë se duhen 5 milionë euro për zgjedhjet qendrore, atëherë duhet t’i gjejnë burimet, kështu që krejt barra dhe përgjegjësia do t’i bjerë Ministrisë së Financave. Nuk janë pak rreth 2 milionë euro. Nëse nuk kanë mundur t’i gjejnë tani, ku do t’i gjejnë për zgjedhjet lokale? Është një analizë jo e mirë pasi nuk guxon t’i ndërrohet destinimi mjeteve buxhetore nëse janë përcaktuar për zgjedhje lokale”, ka deklaruar Limani. /Zeri/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori