Situata politike po pengon interesimin apo ardhjen e investitorëve ndërkombëtar në Kosovë, investime këto që vazhdimisht janë cilësuar si promotor i zhvillimit ekonomik, thonë zyrtarë të qeverisë dhe përfaqësues të subjekteve ekonomike në vend.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, investimet e huaja direkte në vend deri në muajin nëntor të vitit të kaluar kanë qenë rreth 220 milionë euro, kurse në vitin 2015 këto investime kanë qenë rreth 320 milionë euro.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se përpjekjet për tërheqjen e investitorëve të huaj nuk kanë munguar, por që sipas saj, situata politike sidomos zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, kanë ndikuar në zbehjen e interesimit të investitorëve të huaj për të investuar në Kosovë.
Ambienti për të investuar në Kosovë, ministrja Bajrami, thotë se nuk ka qenë asnjëherë më i favorshëm, duke filluar nga reformat, politikat fiskale, legjislacionin si dhe eliminimi i procedurave burokratike.
“Të themi të drejtën edhe ne këtë ia kemi atribuuar krizës politike që kanë qenë në Kuvend dhe protestave në rrugë, për shkak se nuk ka ndonjë arsye tjetër pse duhet të ketë rënie të investimeve të huaja. Ka pasur shumë kompani që janë interesuar, disa nga to i kemi asistuar dhe kanë realizuar investimet këtu. Mirëpo kemi pasur një rënie”, thotë Bajrami.
Megjithatë, ministrja Bajrami ka treguar se kompanitë e huaja të cilat kanë vizituar Kosovën, janë interesuar për sektorë të ndryshëm për investime, duke filluar nga burimet e energjisë se ripërtritshme, shërbime dhe përpunim të ushqimit, tekstilit, metaleve dhe mineraleve.
Edhe përfaqësues të asociacioneve ekonomike, pohojnë se situata politike mund të jetë një ndër faktorët që ndikojnë në këtë proces.
Drejtori në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka thotë se situata politika është faktor i rëndësishëm në vendimin e investitorëve të cilët synojnë që kapitalin e tyre të shtrijnë në vende tjera.
Zeka thekson se të gjitha partitë politike gjatë fushatës zgjedhore, prioritet në programin e tyre kanë pasur zhvillimin ekonomik.
Por, veprimet aktuale të partive politike, por edhe të institucioneve qeveritare janë në kundërshtim me prioritetet e përfshira në atë periudhë.
“Ka qenë një lajm i mirë në vitin 2014, kur të gjithë flisnin një zëri për rëndësinë e zhvillimit ekonomik për rëndësinë e fuqizimit të sektorit privat dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Megjithatë dinamika institucionale, natyrisht edhe zhvillimet politike brenda Kuvendit të Kosovës kanë qenë në kundërshtim me prioritetet e vëna nga partitë politike”, thotë Zeka.
Agjenda ekonomike është në fokusin e qeverisë aktuale ka thënë ministrja Bajrami, duke shtuar se përkushtimi në këtë drejtim asnjëherë nuk ka munguar, por që investitorët ndërkombëtar kërkojnë stabilitet politik.
“Një investitor kur vjen është i interesuar të ketë stabilitet politik, politika fiskale dhe politika tjera që ne tashmë i kemi instaluar, që së paku ai të parashikojë biznesin e tij, për një periudhë të caktuar”.
“Nëse nuk ka stabilitet politik, investitori i jashtëm nuk mund të realizojë parashikimet në mënyrën e duhur, rrjedhimisht shkalla e rrezikshmërisë rritet, kështu që ai mund të vendos që mos të investojë”, ka thënë Bajrami.
Ekspertë për çështje ekonomike, vazhdimisht kanë thënë se vetëm me investime të huaja mund të zhvillohen resurset humane duke punësuar njerëz të rinj në veprimtarinë e ndonjë biznesi të caktuar. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVera 2024 - 7 ditë pushime në Antalya duke filluar nga 328 euro
Çmimet më të mira për Ramazan në Emona Center
LINE Group ju pret në panairin më të madh në botë për dyer, dritare dhe fasada “Fensterbau Frontale” në Gjermani
Kosova do të bëhet me impiant fotovoltaik diellor me kapacitet 100 MW, Murati: Projekti më i madh në rajon i këtij lloji
Filloi loja më e madhe në vend
Çka kanë të përbashkët tri ish banoret e BBVK që s’flasin mes vete?
Zyrtari amerikan vizitë në Kosovë, “shmang” Kurtin – takohet vetëm me presidenten Osmani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Përfito nga zbritja dhe apliko në trajnimin për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Zbulo qysh mundesh me i vesh gërshetat me ZBRITJE
Më të lexuarat
Konfirmojnë lidhjen e dashurisë - Erolld Belegu dhe Diola Dosti shfaqen më të lumtur se kurrë
Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye
Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde
Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!
Premtimi i Abelard Tahirit: Nëse Kurti edhe një herë bëhet kryeministër, unë e lë mandatin e deputetit
Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood